Art&Argëtim

“Zotëroj prova”,ngacmim seksual dhe dhunë verbale, ish-sekretarja hedh në gjyq De Niron

4 Tetor 2019, 11:08 Nga DOSJA
“Zotëroj prova”,ngacmim seksual dhe dhunë verbale,

SHBA– Një ish-asistente po hedh në gjyq aktorin Robert De Niro, duke pretenduar se fituesi i disa çmimeve Oskar bëri komente të qarta seksuale dhe ishte një ngacmues abuziv verbal. Madje ajo pretendoi se zotëron thirrje të regjistruara telefonike për ta vërtetuar atë.

Ajo ka punuar për aktori, regjisor dhe njëkohësisht producentin që nga viti 2008 deri në prill të vitit 2019, duke filluar kur ishte në moshën 25-vjeçare.

Ish-sekretarja e De Niro-s, Graham Chase Robinson ka ngritur një ankesë kundër aktoritduke pretenduar se “ajo nuk mund të duronte më mjedisin armiqësor të punës, dhe përmes këshillës së saj ajo paralajmëroi De Niro dhe Canal Productions se ajo po mendonte të sillte një proces diskriminimi”.

Nëpërmjet këtij gjyqi, ish-sekretarja e cila punoi plot 11 vite për aktorin Robert De Niro, kërkon të marrë një dëmshpërblim prej 12 milion dollarësh.

Burimi: cbsnews

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktori hollivudian dhunë verbale ngacmim seksual robert de niro aktori hollivudian dhunë verbale ngacmim seksual robert de niro

Sondazh

Poll