Art&Argëtim

Arinjtë e murrmë në Kanada në krizë për ushqim, numri i salmonëve ulet ndjeshëm

4 Tetor 2019, 12:24 Nga DOSJA
Arinjtë e murrmë në Kanada në krizë për ushqim,

KANADA- Me  afrimin e muajve në të cilët  arinjtë bien në gjumin letargjik, arinjtë e murrëm janë në  kërkim të peshqve, për t’u  ushqyer.

Imazhet marramendëse, të shkrepura nga një fotograf kanadez, kanë ngjallur shqetësim nga vëzhguesit e jetës së egër. Ata shqetësohen  për jetën e ariut dhe dy këlyshëve të tij, pasi numri i salmonëve në ujërat e Kanadasë është shumë i ulët.

Knight,  është një ndër vendet kryesore turistike në Kanada ku gjenden ariu i murrmë.  Turistë nga e gjithë bota e zgjedhin të vizitojnë  këtë vend pasi e admirojnë jetën e egër.

“Ata kanë ndryshuar në mënyrë drastike brenda dy muajsh”-u shpreh për CNN Jake Smith, teksa shtoi se arinjtë janë në telashe.

Smith tha se duhet të merren masa urgjente, pasi burimi kryesor i ushqimit për  arinjtë është salmoni.

Ndërkohë peshkatarët në ‘British Columbia’ po e quajnë këtë sezonin më të keq të salmonit në gati 50 vitet e fundit.

Sipas një raporti  të publikuar  sëfundmi për peshkimin dhe  oqeanet në Kanada vuri në dukje se klima e Kanadasë është ngrohur dy herë më  shumë se mesatarja globale, duke ndikuar në mënyrë drastike për ekosistemet e salmonit.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete arinjte e murrme kanada mungese ushqimi ulet numri i salmoneve arinjte e murrme kanada mungese ushqimi ulet numri i salmoneve

Sondazh

Poll