Art&Argëtim

Shkon në 18 numri i viktimave, ekspertët bëjnë thirrje:Të ndalohet urgjentisht përdorimi i cigareve elektrike!

4 Tetor 2019, 10:44 Nga DOSJA
Shkon në 18 numri i viktimave, ekspertët bëjnë

AMERIKË – Rreth 1,080 njerëz janë shtruar në spitalet amerikane, për probleme të rënda shëndetësore, të cilat sipas mjekëve e kanë burimin e tyre tek cigarja elektrike.

Kjo shifër është vetëm në Amerikë, pasi nëse bëjmë një statistikë më të gjitha vendet e botës, ajo do të jetë shumë më e lartë.

Deri tani, në Amerikë janë shënuar 18 viktima, të moshave të ndryshme të cilët kanë humbur jetën si pasojë e përdorjes së cigareve elektrike.

Ekspertët e shëndetit kanë dhënë lajmërimin për njerëzit që ata duhet të ndalojnë në mënyrë urgjente përdorimin e këtyre cigareve .

Ata thonë se njerëzit duhet ta marrin shumë seriozisht këtë paralajmërim, dhe i bëjnë thirrje qeverisë Amerikane, të nxjerrin nga tregu dhe nga përdorimi në mënyrë urgjente të gjitha cigaret elektrike.

Ato janë vërtetuar tashmë, që janë kancerogjene, krijojnë probleme të mëdha me mushkritë dhe frymëmarrjen, si dhe kanë pasoja fatale për njerëzit.

Më të prekurit janë moshat nën 35 vjeç, dhe rreth 16 përqind e të sëmurëve, janë nën moshën 16 vjeç.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete cigaret elektornike paralajmeruese cigaret elektornike paralajmeruese

Sondazh

Poll