Art&Argëtim

27 vite burg për një krim që se bëri kurrë, gjykata i ofron 27 milionë dollarë dëmshpërblim

4 Tetor 2019, 10:02 Nga DOSJA
27 vite burg për një krim që se bëri kurrë, gjykata i

SPRINGFIELD- Mark Schand, është emri i 55-vjeçarit, i cili kreu një dënim prej 27 vjetësh në burgun e Springfield-it , për një vrasje të cilën nuk e kishte kryer.

55-vjeçari u dënua padrejtësisht në vitin 1986, për vrasjen e një gruaje e cila ishte nënë e 3 fëmijëve.

Lidhja e tij me ngjarjen në atë kohë, u bë nga disa telefonues anonimë, të cilët e ngatarruan Markun, me autorin e vërtetë të ngjarjes, çka çoi edhe në burgosjen e tij.

Në vitin 2010 disa hetues rihapën çështjen e tij, me kërkesën e avokatit të Markut.

Ata e nxorrën çështjen në apel kur panë se nuk kishte asnjë provë të drejtpërdrejtë që lidhte 55-vjeçarin me krimin e bërë, dhe i dhanë Markut pafajsinë.

Në vitin 2015, Mark Schand hodhi në gjyq qytetin e Springfieldit, dhe gjykata i dha atij plot 27 milionë dollarë dëmshpërblim, nga 1 milionë për çdo vit jete të humbur padrejtsisht pas hekurave.

Sot Marku ka mundur të hapi 3 biznese me lëngje frutash , është martuar dhe ka sjellë në jetë një fëmijë.

Më në fund çdo gjë duket se po shkon mirë për të.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete i denuar 27 vite padrejtesisht mark schand i denuar 27 vite padrejtesisht mark schand

Sondazh

Poll