Art&Argëtim

Aktori hollivudian James Franco, akuzohet për ngacmim seksual nga ish-studentet e tij

4 Tetor 2019, 11:56 Nga DOSJA
Aktori hollivudian James Franco, akuzohet për ngacmim seksual nga

HOLLIVUD – Aktori me famë ndërkombëtare James Franco, është akuzuar nga dy ish-studentet e tij për ngacmim seksual.

James Franco në vitin 2014, ka qënë pjesë e stafit në shkollën e filmit të quajtur ‘Playhouse Studio 4’, e cila njëkohësisht ishte dhe shkolla e tij, ai ishte krijuesi dhe drejtori i saj.

Shkolla e ndodhur në Los Anxhelos, i mësontë studentët e saj, se si të bëheshin aktorë profesionistë, por më e rëndësishmja, ajo i mësonte ata se si të punësoheshin nga studiot e filmave më prestigjozë në vend.

Dy studenet e quajtura Sarah Tither Kaplan dhe Toni Gaal , kanë akuzuar aktorin se ai u ka kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit të tyre nga agjensitë famoze të filmave.

Ai gjithashtu u akuzua nga studentet për angazhimin e tyre në skenat nudo, apo skenat me nota erotike, të cilat sipas tyre nuk kishin se përse t’i bënin.

James Franco ka mohuar në mënyrë kategorike kërkimin e favoreve seksuale në këmbim të vëndeve të punës, duke thënë se ai nuk ka nevojë për të bërë gjëra të tilla pasi femrat i vinë vete, e ndërsa për skenat erotike gjatë xhirimeve, ai u shpreh se një film përmban gjithçka brënda tij, dhe se aktoret duhet të jenë të gatshme dhe të hapura për të bërë çdo gjë përpara kamerave.

Kundër aktorit është ngritur një padi e përbërë me 33 faqe, midis të cilave shkruhet se studentet të cilat kryenin marrëdhënie me aktorin, liroheshin nga pagesa e shkollës së tij prestigjoze të filmit, dhe e kryenin falas atë më pas.

Shkolla e aktorit u mbyll në vitin 2017 pas ankesave të shumta për ngacmime seksuale.

Aktori ende është duke u hetuar nga policia e Los Anxhelosit në lidhje më këto akuza.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz akuza per ngacmim seksual james franco shkolla e filmit akuza per ngacmim seksual james franco shkolla e filmit

Sondazh

Poll