Art&Argëtim

Hedh në gjyq dashnorin e gruas për prishjen e martesës, fiton 700 mijë $

4 Tetor 2019, 10:57 Nga DOSJA
Hedh në gjyq dashnorin e gruas për prishjen e martesës, fiton 700

KAROLINA E VERIUT – Kevin Howard, është emri i burrit i cili fitoi në gjykatë një nga çështjet më të përfolura këto kohë në Karolinën e Veriut. Ai hodhi në gjyq të dashurin e gruas së tij, dhe e akuzoi atë për ndërhyrje në martesën e tyre dhe rrjedhimisht edhe prishjen e saj.

Burri 40-vjeçar i cili kishte 12 vite i martuar me bashkëshorten e tij, tha në gjykatë se ajo prej disa kohësh e tradhëtonte atë më kolegun e tij të punës, të cilin e kishte ftuar disa herë edhe në shtëpinë e tij.

Ai deklaroi se kolegu i tij i kishte ‘vjedhur’ gruan prej tij, nën hundën e tij.

Fatmirësisht për burrin, në Karolinën e Veriut, egziston një ligj i cili njihet edhe si ligji  ‘ prishësi i shtëpisë’, ku praktikisht çdo kush mund të hedhë në gjyq, dikë që mendon se i ka prishur jetën bashkëshortore.

Këtë lloj ligji e posedojnë shumë pak vënde në botë, dhe disa prej tyre ndodhen në Amerikë.

Kevin Howard, arriti ta fitonte gjyqin, pasi u tregoi gjykatësve disa foto të shokut dhe nuses së tij, duke u puthur bashkë, të bëra nga një detektiv privat  i punësuar nga ai.

I dashuri i gruas së tij, është i detyruar tashmë ti japë atij 700.000 dollarë si dëmshpërblim për vjedhjen e nuses së tij. Nëse ai nuk arrin t’ja japë këto para Kevinit, ai do të shkojë në burgun e Karolinës së veriut.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim hedh ne gjyq dashnorin e gruas kevin howart hedh ne gjyq dashnorin e gruas kevin howart

Sondazh

Poll