Bota

Lufta/ Presidenti afrikan: Zelenskyy dhe Putin do të takohen për të diskutuar një plan paqeje

Sipas presidentit afrikan Uashingtoni dhe Londra kishin shprehur mbështetje "të kujdesshme" për planin e paqes.

16 Maj 2023, 15:50 Nga f.i
Lufta/ Presidenti afrikan: Zelenskyy dhe Putin do të takohen për
Zelenskyy dhe Putin

UKRAINË- Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin dhe ukrainas Volodymyr Zelenskyy kishin rënë dakord të takoheshin me një grup liderësh afrikanë për të diskutuar një plan të mundshëm paqeje për konfliktin, raportojnë mediat e huaja.

“Diskutimet e mia me të dy udhëheqësit treguan se ata të dy janë të gatshëm të presin liderët afrikanë dhe të diskutojnë se si mund të përfundojë ky konflikt.Nëse kjo do të ketë sukses apo jo, do të varet nga diskutimet që do të zhvillohen”,- tha Ramaphosa në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Singaporit.

Ramaphosa tha se plani i paqes u mbështet gjithashtu nga udhëheqësit e Senegalit, Ugandës dhe Egjiptit, duke shtuar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Shtetet e Bashkuara dhe Britania ishin gjithashtu të informuar për iniciativën. Sipas presidentit afrikan Uashingtoni dhe Londra kishin shprehur mbështetje "të kujdesshme" për planin e paqes.

lufta ne ukraine volodymyr zelenskyy vladimir putin

Sondazh

Poll