Bota

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë një muaj më parë, 24-vjeçarja në Indi shpallet fituese në zgjedhjet lokale

Procesi i votimit në Uttar Pradesh u mbajt në dy faza më 4 dhe 11 maj dhe numërimi i votave për të dyja fazat u bë më 13 maj.

16 Maj 2023, 14:32 Nga a.l
Humbi betejën me sëmundjen e rëndë një muaj më
Aisha B

INDI- Një kandidate e pavarur 25-vjeçare fitoi zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi në Uttar Pradesh edhe pas vdekjes së saj pasi qytetarët votuan për të duke siguruar shumicën e votave. Ashiya Bi, e cila ndërroi jetë më 20 prill për shkak të infeksionit akut të mushkërive dhe barkut shpalli kandidaturën e saj më 16 prill për postin e anëtarit të repartit 17 në komunën Hasanpur (Nagar Palika), e cila ka më shumë se 30 reparte, shkruajnë mediat e huaja

"Ashiya bëri miq lehtësisht dhe njerëzit nuk donin të thyenin premtimin e mbështetjes që i dhanë dhe rrjedhimisht rezultatin," i tha botimit një banor, Mohammed Zakir.

Thuhet se ajo donte të angazhohej në politikë për t'u shërbyer njerëzve.

"Pozicioni i anëtares nga reparti 17 ishte i rezervuar për gratë. Edhe pse ajo kurrë nuk ka luftuar më herët në zgjedhje, ajo vendosi të futet në politikë për t'u shërbyer njerëzve. Ajo iu afrua atyre dhe fitoi zemrat me sjelljen e saj të qetë. Fatkeqësisht, ajo vdiq gjatë trajtimit dhe nuk mundi të përmbushte ëndrrën e saj. Por njerëzit ende votuan për të", tha ai. 

Procesi i votimit në Uttar Pradesh u mbajt në dy faza më 4 dhe 11 maj dhe numërimi i votave për të dyja fazat u bë më 13 maj.

 

ashiya b

Sondazh

Poll