Bota

Pas dy dekadash, fillon në Rejkjavik samiti i parë i Këshillit të Europës

Tema kryesore e samitit dyditor pritet të jetë lufta në Ukrainë. Anëtarët e këshillit do të diskutojnë se si Rusia mund të mbahet përgjegjëse për luftën e saj kundër vendit fqinj.

16 Maj 2023, 15:41 Nga f.i
Pas dy dekadash, fillon në Rejkjavik samiti i parë i Këshillit
foto iluustruese

BRUKSEL- Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane do të jenë në Islandë të martën për samitin e parë të Këshillit të Evropës në pothuajse 20 vjet. Mediat e huaja raportojnë se mes atyre që pritet të marrin pjesë në samitin në Reykjavik të Islandës nga 16 deri më 17 maj janë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Takimi i Rejkjavikut do të jetë samiti i parë i Këshillit të Evropës që nga viti 2005 dhe vetëm takimi i katërt i krerëve të shteteve dhe qeverive të këtij lloji. Tema kryesore e samitit dyditor pritet të jetë lufta në Ukrainë. Anëtarët e këshillit do të diskutojnë se si Rusia mund të mbahet përgjegjëse për luftën e saj kundër vendit fqinj. Rusia u përjashtua nga këshilli pasi nisi një pushtim të plotë të Ukrainës vitin e kaluar.

Këshilli i Evropës, i cili u themelua në prag të Luftës së Dytë Botërore, synon të promovojë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe është i ndryshëm nga Bashkimi Evropian, prandaj 46 anëtarët e tij përfshijnë gjithashtu vende si Britania, Turqia dhe Ukraina.

keshilli europian samit

Sondazh

Poll