Bota

TRONDITËSE në Izrael/ Nuk pranoi mentalitetin e fshatit, 19-vjeçarja vritet në një atentat mafioz afër shtëpisë, e ndoqën me makinë dhe e qëlluan për vdekje

Dima Bushnak nuk donte të ndiqte rrugën e zakonshme për gratë në fshatin e saj që përfshinte kryesisht punë bujqësore me pak ndërveprim me burrat.

16 Maj 2023, 14:40 Nga a.l

TRONDITËSE në Izrael/ Nuk pranoi mentalitetin e fshatit,

IZRAEL- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Izrael. Mediat e huaja raportojnë se një 19-vjeçare është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së saj për shkak të stilit të saj të jetesës, e cila ishte ndryshe nga ai i tradicionales beduine. E reja punonte në një biznes lokal, studionte dhe vishte rroba moderne të stilit perëndimor. 

Dima Bushnak nuk donte të ndiqte rrugën e zakonshme për gratë në fshatin e saj që përfshinte kryesisht punë bujqësore me pak ndërveprim me burrat.  Të dielën pak para mesnatës, Dima u qëllua për vdekje ndërsa ajo kthente makinën e saj me shpejtësi. Në përpjekje për t'i shpëtuar sulmit, ajo përplas makinën në mur dhe një burrë me pistoletë vrapon drejt saj.

Ndërsa personi i armatosur arrin te dritarja e makinës, qëllon drejt saj dhe ia mbath. Paraprakisht autorët dyshohet se janë arratisur nga fshati beduin Sallama, në Galile, Izraeli verior. 

Dima u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, ku më vonë ndërroi jetë. Anëtarët e familjes, të tronditur për ngjarjen dëshmuan në hetuesi se ajo dhe familja e saj kishin marrë më parë kërcënime me vdekje për shkak të mënyrës sesi ajo vishej. 

"Vetëm sepse Dima donte të dilte përpara në jetë, ka disa njerëz që vendosën ta kërcënojnë jetën e saj dhe në fund e vranë", thanë ata.  Makina e nënës së saj ishte djegur, por policia nuk ka rënë edne në gjurmët e autorëve. 

dima bushnak

Sondazh

Poll