Bota

Fillojnë problemet e para për Mbretin e ri, Charles i kërkon të vëllait të largohet nga shtëpia

Ndërkohë Andrew është i vendosur të “nderojë” kontratën që nënshkroi në vitin 2003, e cila i jep të drejtën të qëndrojë atje edhe për 55 vite të tjera.

16 Maj 2023, 15:16 Nga f.i
Fillojnë problemet e para për Mbretin e ri, Charles i kërkon
Princi Andrew dhe Mbreti Charles

BRITANI E MADHE- Mesa duket kanë filluar problemet e para për Mbretin Charles III, pas kurorëzimit. Dailymail shkruan se problemi këtë herë është brenda familjes, pikërisht me vëllain e tij, Princin Andrew, të cilit i ka kërkuar të largohej nga shtëpia ku jetonte prej 20 vitesh.

Andrew ka krkuar një takim me Mbretin për t’i bërë të qartë se ai nuk do të largohet nga shtëpia e tij në Royal Lodge për t’ia dhënë Princit William, Kate dhe tre fëmijëve të tyre. Gjithashtu ai është i vendosur të “nderojë” kontratën që nënshkroi në vitin 2003, e cila i jep të drejtën të qëndrojë atje edhe për 55 vite të tjera. Sipas Telegraph, një burim i afërt me 63-vjeçarin Andrew pohon se “ai ka frikë se Karli III mund ta dëbojë atë”.

“Ai refuzon të shohë askënd. Kjo ka qenë shtëpia e tij familjare për 20 vitet e fundit. A ka vërtet kuptim ta hedhësh jashtë? Ai është shumë i shqetësuar tani që Charles është mbret se do të dalin thikat. Ai ende shqetësohet se familja mbretërore mund të mbyllë të ardhurat financiare dhe të dëbohet. Por ne kemi të bëjmë me njerëz, jo me pasuri të paluajtshme”.-u shpreh një burim i afërt me Andrew.

mbreti charles iii

Sondazh

Poll