Bota

WhatsApp shton opsionin e ri, përdoruesit mund të kyçin dhe fshehin bisedat personale

Ky opsion mbyll bisedat me një fjalëkalim dhe duke i vendosur ato në një dosje të veçantë. Edhe nëse telefoni juaj është në duart e një personi tjetër, biseda juaj do të mbetet private.

16 Maj 2023, 15:30 Nga f.i
WhatsApp shton opsionin e ri, përdoruesit mund të kyçin dhe
foto ilustruese

SHBA- Aplikacioni i komunikimt, WhatsApp ka shtuar një opsion të ri në program. Mediat e huaja raportojn se me opsionin e ri ‘Chat Lock’ do t’iu lejojë përdoruesëve të mbrojnë bisedat e tyre më intime. Ky opsion mbyll bisedat me një fjalëkalim dhe duke i vendosur ato në një dosje të veçantë.

Kur dikush ju dërgon mesazhe dhe ju e keni të kyçur bisedën, emri i dërguesit dhe përmbajtja e mesazhit do të fshihen gjithashtu. Pra, edhe nëse telefoni juaj është në duart e një personi tjetër, biseda juaj do të mbetet private.

WhatsApp shton opsionin e ri, përdoruesit mund të kyçin dhe

risia e whatsapp

Sondazh

Poll