Bota

CIA publikoi videon për rekrutimin e spiunëve rusë/ Kremlini merr masat, monitoron hapësirën e Inteligjencës

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk i kishte kushtuar vëmendje, megjithatë po monitorojnë hapësirën për siguri.

16 Maj 2023, 14:17 Nga a.l
CIA publikoi videon për rekrutimin e spiunëve rusë/ Kremlini merr
CIA

RUSI- Kremlini ka njoftuar se shërbimet e tij speciale po gjurmojnë aktivitetin e inteligjencës perëndimore, pasi kjo e fundit publikoi një video ku inkurajonte rusët të kontaktojnë me CIA-n për informacione lidhur me luftën dhe pozicionet e Rusisë. 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk i kishte kushtuar vëmendje, megjithatë po monitorojnë hapësirën për siguri, shkruajnë mediat e huaja. 

"Jam i bindur se shërbimet tona speciale po monitorojnë këtë hapësirë ​​në mënyrën e nevojshme. Ne të gjithë e dimë shumë mirë se CIA dhe shërbimet e tjera të inteligjencës perëndimore nuk po e zvogëlojnë aktivitetin e tyre në territorin e vendit tonë”. 

Videoja e shkurtër në rusisht, e titulluar "Pse kontaktova me CIA-n: vendimi im", u shfaq në kanalin zyrtar të CIA-s në YouTube. 

cia dmitry peskov

Sondazh

Poll