Politike

Humbi ndaj Pjerin Ndreut, Pashk Gjoni: Rezistuam ndaj makinerisë së krimit që deformoi vullnetin e lirë të sovranit

Ndreu shton se ata që fituan do ia bëjnë dëmin më të madh Lezhës.

16 Maj 2023, 13:03 Nga A.B
Humbi ndaj Pjerin Ndreut, Pashk Gjoni: Rezistuam ndaj makinerisë së
Pjerin Ndreu dhe Pashk Gjoni

LEZHË- Pashk Gjoni, i cili humbi përballë Pjerin Ndreut ka reaguar duke falenderuar qytetarët që i besuan, mirëpo nuk arritën dot që të fitonin. Më tej, Ndreu shton se ata që fituan do ia bëjnë dëmin më të madh Lezhës.

“Falenderim dhe mirënjohje mijëra qytetarëve në çdo cep të Lezhës që rezistuan ndaj makinerisë së krimit dhe pushtetetit që deformoi vullnetin e lirë të sovranit.

Dëmin më të madh ata do t’ia bëjnë sërish Lezhës sonë edhe në të ardhmen. Bëme një fushatë model, të bukur, të lirë dhe me njerëz të zakonshëm që e duan këtë vend.

Falenderim të përzemërt çdo bashkëpunëtori tim në këtë garë, të gjitha strukturave politike që bënë maksimumin, komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve.

Ne nuk nënshtrohemi, liria është themelore, ne do t’i shërbejmë asaj.  Mirënjohje përzemërsisht!”- tha Gjoni.

pashk gjoni pjerin ndreu

Sondazh

Poll