Politike

Yuri Kim takohet me prokurorët! Mesazhi i ambasadores: SPAK po jep rezultate, askush mbi ligjin!

Kim shton se SHBA do mbështesë fort reformën në drejtësi, përfshirë edhe SPAK.

16 Maj 2023, 11:38 Nga A.B
Yuri Kim takohet me prokurorët! Mesazhi i ambasadores: SPAK po jep
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një foto me prokurorët e SPAK-ut nga Ryerson, të cilën e shoqëron me një mesazh të fortë për Prokurorinë Speciale. Ajo shprehet falenderuese ndaj tyre që sipas saj kanë bërë punën me shumë nder dhe respekt. Më tej, Kim shton se SHBA do mbështesë fort reformën në drejtësi, përfshirë edhe SPAK.

“Ishte nder të ftoja prokurorët e SPAK-ut në Shtëpinë Ryerson. Shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm, për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë këtyre tre viteve. Tani është koha të shtohen këto përpjekje dhe t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë. SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – sado i pasur apo i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse ne duam një aleat që është i fortë, i sigurt dhe i begatë dhe sepse ne besojmë – siç besojnë edhe shqiptarët – që Shqipëria e ka vendin në BE.” -shprehet Ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

yuri kim

Sondazh

Poll