Politike

Kutia e fundit u numërua! Veliaj fiton me 58 mijë vota diferencë ndaj Këlliçit, i treti Arlind Qori

Kutia e 941-të e Tiranës u numërua pak minuta më parë, duke konfirmuar kështu diferencën me 58.337 vota mes dy kandidatëve kryesorë.

16 Maj 2023, 11:16 Nga A.B
Kutia e fundit u numërua! Veliaj fiton me 58 mijë vota diferencë
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka fituar garën për Tiranën me mbi 58 mijë vota përballë rivalit të tij demokrat, Belind Këlliçi.

Kutia e 941-të e Tiranës u numërua pak minuta më parë, duke konfirmuar kështu diferencën me 58.337 vota mes dy kandidatëve kryesorë. Në vend të tretë është renditur Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 13.835 vota ose 4.27%, ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i Partisë Demokratike me 12.388 vota ose 4.27%.

Komunisti Marko Dajti ka marrë 2807 vota, ndërsa Lajla Përnaska ish deputetja demokrate që kandidoi për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 2104 vota./Dosja.al

erion veliaj belind kellici zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll