Politike

“Vlora është zemra e PS”, Klosi: Të 7 kanditatët me rezultat spektakolarë, kandidati i Himarës doli më mirë se 2 vite më parë (VIDEO)

Klosi tha se në Vlorë, PS do të marrë gjithmonë fitore spektakolare, ndërsa garantoi vlonjatët për mbështetjen e pakursyer.

16 Maj 2023, 11:17 Nga m.s
“Vlora është zemra e PS”, Klosi: Të 7
Blendi Klosi

VLORE- Nga Vlora, Blendi Klosi prezantoi kandidatët fitues të qarkut, ndërsa shprehu falenderimet ndaj strukturave për arritjen e rezultateve të larta. Klosi tha se në Vlorë, PS do të marrë gjithmonë fitore spektakolare, ndërsa garantoi vlonjatët për mbështetjen e pakursyer. Sa i takon rezultatit në Himarë, Klosi tha se nuk fituan, por dolën me rezultat më të mirë se dy vite më parë.

“Vlora është zemra e Partisë Socialiste, dhe Partia Socialiste ka zemrën në Vlorë. Të 7 kandidatët tanë garuan së bashku me mijëra socialistë, me njerëz të thjeshtë, të zakonshëm, gjetën mbështetje në çdo shtëpi vlonjate.

Të 7 kanditatët morën rezultat spektakolarë, dolën më mirë se pritshmëritë tona. Të 7 kandidatët tanë dolën me vota më mirë se rezultati i dy viteve më parë.

Kjo na bën për ti dhënë gjithë socialistëve, ti japim falenderime nga zemra për çdo moment që na shoqëruan në fushatë, dëshmuan se në Vlorë PS do të marrë fitore spektakolare.

Kam ardhur me ekipin fitues të Vlorës, pa ne është kandati i Himarës që megjithëse nuk fitoi mori rezultat më të mirë se të dy viteve më parë. Por ama kundërshtarët tanë arritën që të dyfishonin votat, duke na çuar në një situatë jo fituese në Himarë”, tha Klosi.

 

blendi klosi vlore zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll