Politike

Fitoi në Kukës! Safet Gjici: Falenderoj emigrantët që erdhën nga Londra dhe gjithë Europa për të na votuar

Gjici është rikonfirmuar për një tjetër mandat në këtë bashki

16 Maj 2023, 12:36 Nga A.B
Fitoi në Kukës! Safet Gjici: Falenderoj emigrantët që
Safet Gjici

KUKËS- Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici në një dalje nga selia e Partisë Socialiste, pas daljes së rezultatit, zgjodhi të falenderojë emigrantët për mbështetjen. Ai u shpreh se duhet edhe mbështetja e emigrantëve, e sidomos atyre që jetojnë në Londër, për të vazhduar zhvillimin e Kukësit.

“Falenderoj emigrantët në Londër, Birmingani dhe gjithë Europa që erdhën dhe na mbështetën me votë e pikërisht për ta vazhduar zhvillimin e Kukësit kemi edhe mbështetjen e emigrantëve që janë jashtë Kukësit. Faleminderit për të gjithë atë mbështetje që na bënë për mandatin e dytë. Rrofshin kuksianët kudo që janë”, deklaroi Gjici.

Gjici është rikonfirmuar për një tjetër mandat në këtë bashki./Dosja.al

safet gjici zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll