Politike

Shqetësimet e Glover për fushatën, Balla-vëzhguesve ndërkombëtar: Mos monitoroni mediat, shihni terrenin!

Balla tha se ODHIR nuk duhet t’i referohet mediave, por të pyesë banorët.

16 Maj 2023, 12:06 Nga A.B
Shqetësimet e Glover për fushatën, Balla-vëzhguesve
Taulant Balla

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka komentuar kritikat e raportit paraprak të OSBE/ODHIR, ku u evidentuan disa problematika të fushatës zgjedhore. Një ditë më parë, Glover pohoi se partitë politike nuk kanë pasur kontakte dhe bashkëbisedime me banorët në terren, ndërkohë që Balla tha se ODHIR nuk duhet t’i referohet mediave, por të pyesë banorët.

Në bashkitë e tjera, në Lushnjë do të kemi mbi 55% të anëtarëve të këshillit që do të jenë nga PS. Po ashtu dhe në bashkitë e tjera. Po ashtu dhe në Roskovec kemi marrë shumicën. Rezultatet për kandidatët janë sipas atij parashikimi. Unë thashë se rezultati i Fierit do t jetë i lartë. Bashkia Fier me mbi 60% të votave, po ashtu dhe Lushnja e Roskoveci. Ajo që më shijon më shumë është fitorja me Majlindën. Patosi u fitua me rezultat bindshëm si asnjëherë tjetër. Eriseldën në Lushnjë duhet ta falënderoj. Mallakastra ishte beteja më e fortë. Beteja ishte e vështirë për shkak të përdorimit nga ana e konkurrentit të të gjitha mënyrave, problematikave që krijoi. Por kjo është çështje që i takon organeve ligjzbatuese. Pas këtij procesi do të bëjmë një analizë shumë të thellë sepse e vërteta është se duhet ta lexojmë rezultatin me shumë përgjegjësi. Dua t’i kthejë përgjigje raportit të zonjës Glover. Se di se në cilat takime kanë qenë, që s’kemi folur ne për komunitetin. Nëse i referohen mediave, kjo s’ka lidhje fare me atë që është zhvilluar në territori.”, tha ai.

Një ditë më parë monitoruesja e OSBE/ODIHR bëri me dije raportin paraprak për zgjedhjet vendore 20223. Audrey Glover dha ekstraktin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ajo e konsideroi fushatën të qetë, pa probleme përveçse disa incidenteve që u cilësuan si të rënda. Glover gjithashtu nënvizoi se procesi në fakt pati një problematikë që ishte përqendrimi i fushatës jo tek kandidatët por te forcat politike, duke penguar zgjedhësit në këtë formë, sipas monitorueses të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor./Dosja.al

audrey glover taulant balla

Sondazh

Poll