Politike

“PS kryeson në Këshillin Bashkiak të Fierit”, Balla apel numëruesve: Zbatoni ligjin, asnjë votë të mos preket!

Balla dha një mesazh për numëruesit që po vijojnë të numërojnë për këshilla bashkiak, duke i kërkuar të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte.

16 Maj 2023, 11:38 Nga m.s
“PS kryeson në Këshillin Bashkiak të Fierit”, Balla
Taulant Balla

FIER- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, në një dalje para mediave tregoi mbështetje për kandidatët socialistë dhe këshilltarët bashkiak. Duke u ndalur në fitoren e thellë në Fier, Balla dha një mesazh për numëruesit që po vijojnë të numërojnë për këshilla bashkiak, duke i kërkuar të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte.

“PS do të ketë 2/3 e mandateve në këshillin bashkiak. Ky është një rezultat që nuk e kemi pasur asnjëherë në këto 32 vite kur bie fjala për shumicën në këshillin bashkiak. Edhe në bashkitë e tjera ku vijon ende numërimi, në Divjakë sapo ka nisur në mëngjes dhe kjo është arsyeja përse Josifi nuk është këtu me ne se meraku im është që i gjithë procesi i numërimit të shkojë me kujdes dhe deri në fund. I kërkoj numëruesve që të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte, dhe asnjë votë e asnjë subjekti të mos preket dhe korrektësia e këtij rezultati të mbahet mend në fund të këtij procesi. Edhe pse e dimë që ka proces rinumërimi në 1/10 e QV që çdo gjë të jetë transparente.

Në Lushnje do kemi shumicë të madhe, mbi 55% do jenë të PS në Këshill. Edhe Patos po kështu, edhe në Roskovec. Sa i përket rezultateve për kandidatët, s’besoj që ka nevojë për koment.

Patosi u fitua me rezultat bindshëm si asnjëherë tjetër. Lushnja dua ta falenderoj Eriseldën për punën e shkëlqyer që bëmë brenda 1 viti. Mallakastra ishte betejë e vështirë prej përdorimit nga ana e konkurrentit të të gjitha mënyrave dhe do t’i thoja edhe problematikave që krijoi, por kjo i takon organeve ligjzbatuese”, tha Balla.

taulant balla zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll