Politike

Fitorja e Belerit në Himarë, mediat greke: Rama do zbatojë një plan “peng” për mos ta lejuar të ushtrojë detyrën

Mediat greke kanë frikë se Rama do të zbatojë një plan për të penguar Belerin të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut

16 Maj 2023, 10:56 Nga A.B
Fitorja e Belerit në Himarë, mediat greke: Rama do zbatojë
Fredi Beleri dhe Edi Rama

GREQI- Deklarata e kryeministrit Edi Rama për fituesin e Himarës, Fredi Belerin, është bërë kryefjalë në mediat greke. Sipas tyre, Rama e pranoi fitoren ede pse procedoi me arrestimin dhe paraburgimin e kandidatit.

"Gjatë një konference për shtyp për rezultatet e zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri, ku Partia Socialiste që ai drejton fitoi 55 nga 61 bashkitë në të gjithë vendin, Rama e cilësoi rezultatin e kutive të votimit në Himarë si “të qartë”, duke thënë se “edhe nëse nuk na pëlqen” siç u shpreh ai në mënyrë karakteristike.

Ky qëndrim ndoshta paralajmëron synimin e Ramës dhe Partisë Socialiste për të mos vijuar me kundërshtime dhe rinumërime, duke vënë në pikëpyetje diferencën prej 19 votash në favor të Belerit. Megjithatë, të shumtë janë ata që besojnë se kryeministri shqiptar, kundërshtar i vendosur i kryebashkiakut të ri, do të zbatojë një plan “peng” për Belerin, nëpërmjet instrumentalizimit të drejtësisë, për ta penguar atë të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut"- shkruajnë mediat greke.

fredi beleri edi rama

Sondazh

Poll