Aktualitet

Shkarkohet pedagogu i Universitetit Bujqësor, ngacmonte seksualisht studentet

1 Mars 2019, 16:27 Nga DOSJA
Shkarkohet pedagogu i Universitetit Bujqësor, ngacmonte seksualisht

Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Bahri Musabelliu, në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon se ka firmosur 6 urdhra për largime nga puna të pedagogëve në këto fakultete, si pasojë e ngacmimeve seksuale, mit-marrjes, paaftësisë së zotërimit të shpjegimit të lëndëve, si dhe shitjen e librave më detyrim ndaj të rinjve. Në fjalën e tij, kreu i Universitetit tha se ankesat e bëra nga studentët janë marrë menjëherë në konsideratë, duke shkëputur kontratën e punës me këta pedagogë. Ai tha se për arsye etike nuk mund t’i bëjë publikë emrat, duke shtuar se ky fenomen ka shqetësuar të gjithë universitetin. “Më vjen keq ta them, por nuk kam pse e fsheh, deri më tani kam firmosur pesë urdhra dhe një do e bëjë nesër (sot). Kryesisht me bazën e indiceve që kam pasur nga studentët, të cilët kanë denoncuar për ngacmime seksuale, për shitje tekstesh me detyrim, mit-marrje dhe ngacmime seksuale vajzash. Këto raste nuk mund t’i lija pezull. Kam pasur raste kur studentët janë ankuar për pedagogë të paaftë dhe për shitjen e librave, të cilët nuk u kanë shërbyer atyre”, tha ai.

Shkarkimi i menjëhershëm i pedagogut

Rektori nuk nguron të tregojë edhe momentin se si tre studentë i kanë shkruar në zyrë, duke treguar momentet e tmerrit që kanë përjetuar nga abuzimi i pedagogut të tyre. “Mua nuk më kishte ndodhur asnjëherë të më vinin në zyrë studentët dhe të më tregonin se çfarë bëjnë pedagogët. Dy vajza dhe një djalë, nga Mjekësia Veterinare kur me treguan për ngacmimet seksuale të një pedagogu dhe u pohua nga të tre, nuk kam mundur ta përballoj emocionalisht. Kam qarë dhe e vetmja gjë që kam menduar në ato momente, ka qenë vajza ime. Nuk jam ndjerë asnjëherë më keq, gjatë gjithë jetës sime. I inkurajoj ato vajza që guxuan të thonë të vërtetën. Madje unë në telefonin tim kam bisedat që studentet kanë komunikuar me njëra-tjetrën në lidhje me këtë ngjarje”, rrëfeu ai i tronditur. Më tej, Musabelliu shtoi se rasti është njohur për të gjithë universitetin dhe kanë nisur bisedimet edhe me Ministrinë e Arsimit në lidhje me këtë skandal.

Anketat për performancën e pedagogëve

Mungesa e praktikës në universitet

Në këtë intervistë rektori nuk la pa përmendur edhe mungesën e praktikës në universitet, e cila është tejet e theksuar. Ai tha se qeveria ka akorduar një fond 1 milion euro, por deri më tani janë ende në pritje. Sipas tij, praktika është thelbësore dhe në mënyrë të menjëhershme duhen krijuar kushtet, të cilat ndihmojnë si studentët, po ashtu sjellin prodhime të ndryshme për vendin. “Një nga shqetësimit e ngritura shpesh prej studentëve është edhe mungesa e zhvillimit të praktikave mësimore. Ky është universiteti i Bujqësisë, ku shumica e diplomave janë unike dhe kanë nevojë për praktika mësimore dhe profesionale në mënyrë të domosdoshme. Universiteti jonë ka 5 fakultet: Bujqësi dhe Mjedis, Ekonomi dhe Agrobiznes, Shkenca Pyjore dhe Industri Druri, Bio-Teknologji dhe Ushqim si dhe Mjekësi Veterinare. Po ashtu ka dhe një Institut me statusin e fakultetit që është ai i Resurseve Gjenetike dhe është instaluar në Valias. Duke qenë se është fermë didaktike eksperimentale, shërben për zhvillimin e eksperimenteve, ku duhet të punojë edhe studenti. A është shembulli më i mirë, se si duhet të ishte? Sigurisht që jo. Dhe në këtë kontekst, studentët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë shumë të drejtë. Kjo është nga gjërat që ne kemi kërkuar dhe shpresojmë që qeveria shqiptare të akordojë një fond prej 1 milionë euro. Unë shpresoj që së shpejti të dalë VKM-ja për vënien në punë të fermës, e cila do të jetë njësia qendrore për ofrimin e shërbimit të praktikave mësimore, por edhe të ofrimit të trajnimeve, që duhet të bëjë ministria në nivel kombëtar”, bëri me dije ai. Më tej, rektori theksoi se aktualisht mungon një fermë prove për farat e ndryshme në prodhimet bujqësore, si gruri, misri etj.

Marrë nga Shekulli

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bahri musabelliu ngacmime seksuale shkarkohen 6 pedagogë bahri musabelliu ngacmime seksuale shkarkohen 6 pedagogë

Sondazh

Poll