Bota

Samiti "Zgjidhni Francën"/ Macron takohet sot me Musk, investime me vlerë 13 miliardë euro

Ministri i Financave Bruno Le Maire tha se "negociatat janë në vazhdim" me shefin e Twitter dhe Tesla.

15 Maj 2023, 11:15 Nga f.i
Samiti "Zgjidhni Francën"/ Macron takohet sot me Musk, investime
Musk dhe Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet sot me pronarin e Twitter dhe Tesla, Elon Musk ndërsa miliarderi është në qytet së bashku me 200 liderë të biznesit të huaj për samitin 'Zgjidhni Francën'. Mediat e huaja raportojnë se Macron dhe Musk do të flasin për "tërheqjen e Francës dhe industrive të saj", njoftoi zyra e Macron, me kreun e shtetit që shpreson për investime të reja.

Ministri i Financave Bruno Le Maire tha se "negociatat janë në vazhdim" me shefin e Twitter dhe Tesla, i cili ndodhet në Paris për një takim të 200 liderëve të biznesit të huaj me qeverinë franceze. Le Maire nuk dha detaje për bisedimet e së hënës me Musk, duke thënë thjesht se "të gjitha investimet e sotme janë fryt i muajve apo edhe viteve të negociatave".

Ky është takimi i gjashtë i tillë që mbahet në Francë me titullin “Zgjidh Francën” dhe sipas raporteve pritet të rezultojë në investime prej rreth 13 miliardë eurosh, kryesisht në sektorin e energjisë së gjelbër.

takimi macron-musk france

Sondazh

Poll