Bota

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, shoqërohen në polici 4 persona

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës njoftoi se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndëra 4 të dyshuar janë shoqëruar në komisariat. 

14 Maj 2023, 21:05 Nga a.l

 

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, shoqërohen
Policia e Kosovës

 

KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësa të diele në Prishtinë. Policia e Kosovës, raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën Gazmend Zajmi. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës njoftoi se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndëra 4 të dyshuar janë shoqëruar në komisariat. 

Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve Veriu dhe Qendra kanë arritur që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina”, tha ajo.

 

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, shoqërohen
Arma

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Policia po heton për të zbardhur autorin/ët e përfshirë në sulmin me armë zjarri. 

 

te shtena me arme ne kosove

Sondazh

Poll