Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Mediat ndërkombëtare: Mund të ketë një raund të dytë votimesh

Pas vlerësimeve të analistëve, rrjetet kryesore si Reuters dhe Guardian theksojnë se me përfundimin e numërimit konfirmohet se Tajip Erdogan ka rënë nën 50%, gjë që do t’i kishte dhënë atij fitoren që në raundin e parë.

15 Maj 2023, 01:35 Nga a.l
Zgjedhjet në Turqi/ Mediat ndërkombëtare: Mund të ketë
Zgjedhjet në Turqi

TURQI- Rezultatet e vrullshme të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, kanë ngritur shumë pikëpyetje te mediat ndërkombëtare të cilat shprehin bindjen se do të ketë zgjedhje të dyta më 28 maj. 

Pas vlerësimeve të analistëve, rrjetet kryesore si Reuters dhe Guardian theksojnë se me përfundimin e numërimit konfirmohet se Tajip Erdogan ka rënë nën 50%, gjë që do t’i kishte dhënë atij fitoren që në raundin e parë. Hendeku midis Erdogan dhe Kilicdaroglu vazhdon të ngushtohet ndërsa numërimi i votave rritet në qytetet e mëdha, të cilat duket se po nxisin kandidatin e opozitës. Megjithatë, agjencitë turke të lajmeve vazhdojnë të raportojnë shifra të ndryshme.

Gara zgjedhore në Turqi është kthyer në një thriller, ku dy gladiatorët janë përballur për numërimin e votave. Erdogan tha se nxitimi për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve ndërsa numërimi po vazhdon do të nënkuptonte vjedhje të vullnetit të popullit, ndërsa rivali i tij Kemal Kilicdaroglu paralajmëroi autoritetet zgjedhore që të regjistrojnë të gjitha rezultatet në mbarë vendin.

“Ndërsa zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave vazhdon, përpjekja për të shpallur rezultatet me nxitim do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar”, shkroi Erdogan në Twitter në mesazhin e tij të parë pas mbylljes së votimit.

Kilicdaroglu tha në postimin e tij në Twitter, “nuk do të flemë sonte”, duke paralajmëruar se të gjitha fletëvotimet duhet të numërohen.  

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll