Bota

E rëndë/ Kamioni përplaset me një automjet, 13 të vdekur në Meksikë(VIDEO)

Trembëdhjetë viktimat i përkisnin së njëjtës familje dhe kishin marrë me qira kamionin për të shkuar nga qyteti i Monterrey

15 Maj 2023, 08:41 Nga f.i
E rëndë/ Kamioni përplaset me një automjet, 13 të
pamje nga aksidenti

MEKSIKË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin verior meksikan të Tamaulipas, ku si pasojë e përplasjes së një kamioni me një automjet tjetër, 13 persona kanë humbur jetën.

Sipas mediave të huaja, trembëdhjetë viktimat i përkisnin së njëjtës familje dhe kishin marrë me qira kamionin për të shkuar nga qyteti i Monterrey (në veri) në shtetin e Veracruz (në lindje). Sipas burimeve të tyre, numri i të vdekurve mund të kalojë 20.

Në videot e shpërndara në rrjet automjetet shihen të përfshira nga flakët.

aksident ne meksike 13 te vdekur

Sondazh

Poll