Bota

Zelenskyy vizitë të papritur në Britani/ Takim me Sunak: Do të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme

Gjatë takimit Sunak ka siguruar vazhdimësi të mbështetjes së Ukrainës.

15 Maj 2023, 10:08 Nga f.i
Zelenskyy vizitë të papritur në Britani/ Takim me Sunak: Do
Zelenskyy dhe Sunak

BRITANI E MADHE- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një vizitë të papritur në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar me kryeministrin Rishi Sunak. Gjatë takimit Sunak ka siguruar vazhdimësi të mbështetjes së Ukrainës.

"Ky është një moment vendimtar për rezistencën e Ukrainës ndaj një lufte të tmerrshme agresioni që ata nuk zgjodhën apo provokuan. Ata kanë nevojë për mbështetjen e qëndrueshme të komunitetit ndërkombëtar për t’u mbrojtur kundër breshërisë së sulmeve të pandërprera dhe pa dallim, që kanë qenë realiteti i tyre i përditshëm për më shumë se një vit,"-tha Sunak.

volodymyr zelenskyy rishi sunak lufta ne ukraine

Sondazh

Poll