Bota

Numërimi :Erdogan më i votuari në Turqi, Sinan Ogan pritet të vendosë zgjedhjet

Ogan, i cili mori rreth 5% të votave, foli pas përfundimit të procesit të votimit, teksa u shpreh se mund të bëjë diferencën në raundit e dytë me votat që ka.

15 Maj 2023, 09:27 Nga f.i
Numërimi :Erdogan më i votuari në Turqi, Sinan Ogan pritet
kandidatët

TURQI- Pas zgjedhjeve presidenciale të 14 majit në Turqi, deri tani janë numëruar 97,95% e totalit të votave, dhe duket se po shkohet drejt balotazhit, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arritur të kalojë pragun 50%. Në këtë situatë, BBC raporton se vendimtar do të jetë kandidati i renditur i treti, Sinan Ogan me votat e marra.

Ogan, i cili mori rreth 5% të votave, foli pas përfundimit të procesit të votimit, teksa u shpreh se mund të bëjë diferencën në raundit e dytë me votat që ka. Sinan Ogan pohoi gjithashtu se ata do të përcaktojnë rezultatin e raundit të dytë dhe njoftoi se do të konsultohen me bazat e tyre për emrin që do të mbështesin.

“Do të flas me liderët e aleancës sime dhe do të shkojë të pyes votuesit e mi në dy ditët në vijim. Më pas, unë do të marr një vendim për të kryer detyrën e radhës pas 14 ditësh”,- tha Ogan.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka marrë deri tani 49,34% të votave. Ai ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroglu, me 44.99 për qind të votave. Më pas vjen Sinan Ogan me 5.24 për qind, i ndjekur nga Muharrem Ince me 0.43 për qind të votave. AKP ka marrë rreth 35% të votave, duke mos ia dalë të jetë po aq e votuar sa lideri i saj. Ky vlerësohet si rezultati më i keq i AKP që prej vitit 2002. Me rezultatin e fundit, partia e Erdogan pritet të ketë 267 deputetë, duke humbur 28 mandate krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll