Bota

Pritet raund tjetër votimesh/ Ogan: Do të mbështes Kilicdaroglu në raundin e dytë me një kusht

Mbështeja e Ogan ka një kusht, ai do të zgjedhë Kilicdaroglu vetëm nëse partia pro-kurde “HDP” do të përjashtohet nga sistemi politik.

15 Maj 2023, 09:39 Nga f.i

Pritet raund tjetër votimesh/ Ogan: Do të mbështes Kilicdaroglu

TURQI- Zgjedhjet në Turqi po shkojnë drejt një raubdi të dytë dhe Kandidati i pavarur nacionalist Sinan Ogan, pritet të vendosë rezultatin përfundimtar. Mediat e huaja shkruajnë se Sinan Ogan deklaroi se do të mbështesë Kemal Kilicdaroglu në raundin e dytë.

Mbështeja e Ogan ka një kusht, ai do të zgjedhë Kilicdaroglu vetëm nëse partia pro-kurde “HDP” do të përjashtohet nga sistemi politik.

“Unë do të mbështes Kemal Kilicdaroglu vetëm nëse HDP përjashtohet nga sistemi politik. Dëgjuam se janë bërë disa manipulime në procedurat e numërimit të votave jashtë vendit. Po paralajmëroj Këshillin e Lartë Zgjedhor. Merrni menjëherë masat e nevojshme dhe sigurohuni që procedurat e numërimit të votave të kryhen shpejt. Për më tepër, ne nuk do të lejojmë manipulimin e votove.Kaq deri në raundin e dytë”,- tha Ogan.

Kandidati i pavarur nacionalist Sinan Ogan, grumbulloi më shumë se 5% të votave. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka marrë deri tani 49,34% të votave. Ai ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroglu, me 44.99 për qind të votave.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll