Politike

Fitorja në Himarë! Dule: Triumf! Lajmin ia dhamë Belerit, u gëzua

Dule tha se Beleri ishte informuar nga avokati i tij, ndërsa theksoi se e kishte pritur shumë mirë fitoren.

15 Maj 2023, 10:24 Nga A.B
Fitorja në Himarë! Dule: Triumf! Lajmin ia dhamë Belerit, u
Vangjel Dule

TIRANË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, konfirmoi se Fredi Beleri e ka marrë vesh nga burgu lajmin se arriti që të siguronte fitoren për bashkinë e Himarës. Dule tha se Beleri ishte informuar nga avokati i tij, ndërsa theksoi se e kishte pritur shumë mirë fitoren.

“Ndihem i detyruar t’ju falënderoj pasi jeni pjesë kontribuuese e së vërtetës. U gjetëm në një situatë të vështirë. Në Himarë jemi mësuar me aktet e dhunës, por jo me këtë rast, me arrestim të kandidatit. Është si ajo shprehja që kur flet populli nuk mund ta kundërshtojë kush. Himara duke përfaqësuar çdo kënd do të jetë një model i ri. Sot në Hiamarë u thyer autokracia e Edi Rama dhe nis numërimi pas. Është ekspertiza që pasi kanë parë dosjen, janë më se të sigurt që s’ka asnjë provë. Ishte një sajesë me implementim nga kryeministri.  Shumë shpejt e vërteta do dalë në vend”, tha Dule.

vangjel dule fredi beleri zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll