Politike

PS kryeson garën për Shkodrën, Benet Beci thellon diferencën

Kryebashkiaku dhe njëherësh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Shkodër, Bardh Spahia qëndron pas me 9 624 vota, e përkthyer në përqindje 40.12%.

15 Maj 2023, 09:38 Nga m.s
PS kryeson garën për Shkodrën, Benet Beci thellon diferencën
Benet Beci dhe Bardh Spahia

SHKODËR- Në garën për Shkodrën deri më tani kryeson kandidati i PS-së. Duke iu referuar të dhënave të fundit nga KQZ, Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci kryeson me 14 366 vota, 59.88%.

Sakaq, kryebashkiaku dhe njëherësh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Shkodër, Bardh Spahia qëndron pas me 9 624 vota, e përkthyer në përqindje 40.12%.

Këto janë të dhënat e procesit të numërimit në 108 qendra votimi, nga 247 që ka në total Bashkia e Shkodrës.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 benet beci

Sondazh

Poll