Politike

"Lojë brenda kutisë së fundit"/ ANKTH në Himarë! Mbështetësit e Belerit presin me ankth, Dule vëzhgon brenda sallës

Në sallë ndodhet edhe Vangjel Dule, i cili ka qëndruar brenda që nga mesnata.

15 Maj 2023, 09:52 Nga A.B
"Lojë brenda kutisë së fundit"/ ANKTH në
Mbeshtetesit

VLORË- Janë momentet e fundit të numërimit të votave në Himarë. Mbështetësit e kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' Fredi Belerit po presin me padurim jashtë qendrës së votimit, për të mësuar sesi do të dalë rezultati. 

Ndërsa kanë mbetur edhe 150 vota për t'u numëruar, aktualisht Beleri është 24 vota para, ndërsa kandidati Jorgo Sokrat Goro ka deri më tani 2504 vota, 9.34 %.

"Lojë brenda kutisë së fundit"/ ANKTH në

Në sallë ndodhet edhe Vangjel Dule, i cili ka qëndruar brenda që nga mesnata.

"Lojë brenda kutisë së fundit"/ ANKTH në

Fredi Beleri aktualisht ndodhet në paraburgim me masë sigurie arrest në burg, pasi u ndalua mbrëmjen e së shtunës nën akuzën e shitblerjes së votës. Duket se gara për këtë bashki, do të shkojë deri në kutinë e fundit./Dosja.al

vangjel dule zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll