Politike

Përfundon numërimi në Gramsh/ Kandidati socialist fiton me një diferencë të vogël votash

Mes të dy rivalëve ka pasur vetëm 500 vota diferencë.

15 Maj 2023, 09:57 Nga f.i
Përfundon numërimi në Gramsh/ Kandidati socialist fiton me
Besion Ajazi

ELBASAN- Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Gramshit.  Kandidati i Partisë Socialiste, Besion Ajazi ka fituar me rreth 5500 vota. Kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hasim Çekrezi arriti të fitonte vetëm 5000 vota.

Një rezultat i ngushtë me vetëm 500 vota diferencë.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll