Politike

'Kutia e Dhërmiut' i jep fitoren! Beleri 'triumfon' në Himarë, mbështetësit e tij shpërthejnë në lot

Edhe pse në burg, Beleri triumfoi ndaj rivalit të tij.

15 Maj 2023, 10:04 Nga A.B

'Kutia e Dhërmiut' i jep fitoren! Beleri 'triumfon'

VLORË- Fredi Beleri ka fituar bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë. Kandidati i 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri, fitoi përballë kundërshtarit të tij, Jorgo Goros. Diferenca e tyre është vetëm me 19 vota në favor të Belerit.

Pas numërimit të kutisë së fundit, ajo e zonës së Dhërmiut, mbështetësit e tij shpërthyen në lot. Familjarët dhe mbështetësit e tij ishin në pritje të këtij lajmi, i cili vjen pas arrestimit të tij. 

Kreu i PDIU, Vangjel Dule ishte i pranishëm në momentin kur po kryhej procesi i numërimit. As ai dhe as familjarët nuk u prononcuan për mediat, duke u shprrehur se do të flasin në një moment të dytë.

Fredi Beleri aktualisht ndodhet në paraburgim me masë sigurie arrest në burg, pasi u ndalua mbrëmjen e së shtunës nën akuzën e shitblerjes së votës. Duket se gara për këtë bashki, do të shkojë deri në kutinë e fundit./Dosja.al

fredi beleri zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll