Politike

Memaliaj, Hasi, Mirdita, Puka votojnë blu, garë e ngushtë në 7 bashki, zonat ku Bashkë Fitojmë lufton për të marrë kryesimin

Në Memaliaj, aty ku rezulton se procesi i votimit është përmbyllur, kandidati i Bashkë Fitojmë Albert Malaj fiton me 52.5% krahasuar 47.7% të kandidatit të Partisë Socialiste, Gjolek Guci që është edhe kryebashkiaku aktual.

15 Maj 2023, 09:19 Nga f.g
Memaliaj, Hasi, Mirdita, Puka votojnë blu, garë e ngushtë në
Foto ilustruese

TIRANE- Procesi i numërimit vazhdon në të gjithë vendin me përjashtim  të bashkive ku ka përfunduar leximi  i çdo vote. Nga të dhënat zyrtare që raporton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin aktual rezultoin se opozita është duke kryesuar ose ngjitur me kandidatët e Partisë Socialiste në 7 bashki. Njësitë e qeverisjes janë lokale dhe jo bashki të mëdha, duke bërë që gara edhe në këto zona të jetë e vështirë  për kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë. 

Në Memaliaj, aty ku rezulton se procesi i votimit është përmbyllur, kandidati i Bashkë Fitojmë Albert Malaj fiton me 52.5% krahasuar 47.7% të kandidatit të Partisë Socialiste, Gjolek Guci që është edhe kryebashkiaku aktual.

Lista vazhdon me Rrogozhinën,  atje ku rezultati është i ngushtë me një diferencë prej 10 votash mes dy kandidatëve. Edison Memolla udhëheq me 4399 vota ose 50.06 % ndërsa Shkëlqim Hamid Hoxha i Bashkë Fitojmë 4389 vota ose 49.94 %.

Në Pukë, që duket se është e vetmja bashki e sigurt që ka votuar djathtas rezultati është: Rrok Ndrec Dodaj i Bashkë Fitojmë 3480 vota ose  58.13 % ndërsa Gjon Jak Gjonaj Partia Socialiste e Shqipërisë, 2507 vota ose 41.87 %. 

Në Fushë-Arrëz fitues është Hil Zek Curri i Bashkë Fitojmë me 2216 ose 60% të votave përballë Fran Zef Tucit nga Partia Socialiste e Shqipërisë me 1455 vota ose 39.63 %. 

Edhe në Mirditë, Bashkë Fitojmë rezulton fitues ku Ndrec Ndue Dedaj Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë
3823 vota ose  45.38 % ndërsaAlbert Dod Mëlyshi i Bashkë Fitojmë  ka marrë 4602 vota ose 54.62 %. 

E njëjta panoramë është edhe në Has, ku kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Tahir Dauti, 3448 vota ose 56.00 % Beqir Zek Mulaj, Partia Socialiste e Shqipërisë, 2709 vota ose 44.00 %. 

Në Himarë, atje ku rezultati pritet më kërshëri kjo për shkak edhe të faktit se kandidati i Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri është në paraburgim, gara është e hapur deri në kutinë e fundit. Dhionisios Alfred Petro Beleri
i Bashkë Fitojmë ka marrë 2635 vota ose 50.22 % ndërsa Jorgo Sokrat Goro ngaPartia Socialiste e Shqipërisë
ka marrë 2612 vota ose 49.78 %./Dosja.al

zgjedhjet lokale 2023 fushata fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll