Politike

Me diferencë të ngushtë votash, PS fiton edhe në Libohovë

Hide mundi të sigurojë 1380 vota kundër Adil Xhelilit i “Bashkë Fitojmë” me 132 vota më shumë.

15 Maj 2023, 09:18 Nga f.i
Me diferencë të ngushtë votash, PS fiton edhe në
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Në Libohovë ka mbaruar numërimi, ku kandidatja socialiste Leonard Hide ka fituar me një diferencë të ngushtë votash.

Hide mundi të sigurojë 1380 vota kundër Adil Xhelilit i “Bashkë Fitojmë” me 132 vota më shumë. Xheliliti mundi të sigurojë 1248 vota. Vota të pavlefshme janë 62.

Me diferencë të ngushtë votash, PS fiton edhe në

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll