Aktualitet

Armando Subashi me diferencë të theksuar në Fier, kryeson bindshëm ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”

Kandidati i PS-së Armando Subashi kryeson bindshëm me 17.428 mijë vota në Bashkinë e Fierit

15 Maj 2023, 10:12 Nga m.s
Armando Subashi me diferencë të theksuar në Fier, kryeson
Armando Subashi

FIER- Kandidati i PS-së Armando Subashi kryeson bindshëm me 17.428 mijë vota në Bashkinë e Fierit.

Këto janë të dhënat në 110 QV nga 224 në total të përcjella nga KQZ-ja.

Edvar Kodheli i “Bashkë Fitojmë” ka 4848 vota dhe Eriselda Çelaj nga PD me 2837 vota. Shifrat flasin për një rezultat të thellë të Subashit kundrejt dy rivalëve të tij.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll