Aktualitet

Nuk zbatohet ‘urdhri’ i Celibashit, ndërpritet numërimi në KZAZ 35 në Tiranë

Në këtë qendër numërimi do të numërohen votat e Njësisë 5, një zonë e madhe e votuesve dhe tradicionalisht një zonë e bastionit të majtë.

15 Maj 2023, 09:22 Nga m.s
Nuk zbatohet ‘urdhri’ i Celibashit, ndërpritet numërimi
kuti votimi

TIRANË- Pavarësisht urdhrit të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi se të gjithë numëruesit duhet të vijojnë pa ndërprerje numërimin, një gjë e tillë nuk është respektuar në një shkollë në Tiranë.

Raportohet se është ndërprerë numërimi i votave prej disa orësh në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë, dhe pritet që të nisë në orën 11:00.

Në këtë qendër numërimi do të numërohen votat e Njësisë 5, një zonë e madhe e votuesve dhe tradicionalisht një zonë e bastionit të majtë.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll