Aktualitet

Komisionerët të lodhur, ndërpritet numërimi i votave në Shijak, kryeson PS-ja

15 Maj 2023, 09:47 Nga m.s
Komisionerët të lodhur, ndërpritet numërimi i votave në
numerimi i votave

SHIJAK- Pas Tiranës, edhe në Shijak është ndërprerë procesi i numërimit të votave. Urdhri i Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deri më tani duket se nuk është respektuar, ku të gjithë numëruesit duhet të vijojnë pa ndërprerje numërimin. Duket se lodhja e komisionerëve ka bërë që në Tiranë dhe në Shijak të ndërpritet për pak kohë numërimi i votave për kryebashkiak.

Komisionerët e Shijakut kanë marrë disa orë pushim për të vijuar në orën 10:00 sërish me numërimin e votave, ku duket se kryeson kandidati i Partisë Socialiste.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani nga 54 bashki janë numëruar 24, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Elton Arbana, i cili pritet të rikonfirmohet në krye të bashkisë.

Arbana ka siguruar deri më tani 70.35% të votave, krahasuar me kundërshtarin nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", Rezeart Tusha me 29.65 % të votave.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll