Aktualitet

Bulqiza “rrëmbehet” nga socialistët, Festime Mjeshtri fiton ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” (VIDEO)

Festime Mjeshtri nga Partia Socialiste ka fituar garën në Bulqizë

15 Maj 2023, 10:02 Nga DOSJA
Bulqiza “rrëmbehet” nga socialistët, Festime Mjeshtri
dy kundershtaret

BULQIZË- Festime Mjeshtri nga Partia Socialiste ka fituar garën në Bulqizë. Ajo ka marrë 282 vota kundrejt kundërshtarit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Dëfrim Fiku me 128 vota.


Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll