Aktualitet

QARKU BERAT/ PS kryeson me një diferencë të theksuar në Poliçan, në Kuçovë kandidati i Berisha-Meta

Nga 117 qendra votimi që ka Bashkia Berat, deri më tani janë numëruar 60 të tilla

15 Maj 2023, 08:44 Nga m.s
QARKU BERAT/ PS kryeson me një diferencë të theksuar në
numerimi i votave

BERAT- Nga 117 qendra votimi që ka Bashkia Berat, deri më tani janë numëruar 60 të tilla. Kandidati i Partisë Socialiste, kryebashkiaku aktual Ervin Demo kryeson me 63.15 % të votave, ndërkohë që rivali i “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili ka siguruar 36.85%. Në Bashkinë Poliçan votimi ka ecur me ritme të larta, dhe deri më tani janë numëruar 20 nga 22 qendra votimi. Sipas rezultateve kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë deri më tani 78.4% të votave dhe ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, është rreth 12% të votave ndërsa i fundit është kandidati i "Bashkë Fitojmë", Behar Xhaferraj me 9.6%.

Në Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi i "Bashkë Fitojmë" kryeson deri më tani teksa janë numëruar 30 nga 65 kuti gjithsej. Ai merr mbi 49.55 % të votave. Kandidati i PS Kreshnik Hajdari ndjek me 46.22 % të votave, ndërkohë që kandidati i PD Ilirjan Koxhaj merr vetëm 4.23 %.

Në Bashkinë Dimal janë 3 kandidatët, por nuk ka rivalitet për fitoren. Teksa janë numëruar 25 nga 49 kuti, Juliana Memaj e PS kryeson me 48.54 % të votave teksa dy kandidatët e tjerë ndajnë gjysmën tjetër të votave. Dritan Sula i PD me 35.33 % dhe Gentian Meçi i BF me 16.13 %.

Në Bashkinë Skrapar janë numëruar 15 nga 23 qendra votimi dhe PS po shkon drejt fitores me kandidatin e saj Adriatik Mema, i cili merr 57.4% të votave përkundrejt 42.58% të votave të rivalit të tij, kandidati të BF Euglen Mustafallari.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll