Aktualitet

QARKU DIBËR/ Kandidatët socialistë kryesojnë me vota në të katra bashkitë e qarkut

Vijon numërimi, PS prin në shumicën dërrmuese të Bashkive

15 Maj 2023, 08:25 Nga m.s
QARKU DIBËR/ Kandidatët socialistë kryesojnë me vota në
numeruesit

DIBER- Në Bashkinë Dibër kandidojnë 4 emra. Deri tani janë numëruar 29 nga 99 kuti dhe kryeson kandidati socialist Rahim Spahiu me 67.93% të votave. Ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka është rreth 26.82% ndërsa kandidati i PD-së Naim Gazidede është 5.25%.

Në Bashkinë Klos janë numëruar 24 nga 27 kuti. Nga rezultatet paraprake, kandidatja e Partisë Socialiste Valbona Kola kryeson me 55.61% të votave, ndërsa rivali i saj Bedri Hoxha nuk i kalon 44%.

Në Bashkinë Mat, Agron Malaj i PS shkon drejt fitores me 31 kuti të numëruara nga 49 gjithsej, me mbi 67.02% të votave ndërkohë që rivali i tij Skënder Gjuci i “Bashkë Fitojmë” shkon 32.98% të votave.

Bashkia Bulqizë ka 49 qendra votimi dhe deri tani janë numëruar 31. Edhe këtu kryeson kandidatja e PS Festime Mjeshtri me 60.59% të votave, ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Defrim Fiku shkon 39.41%.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll