Aktualitet

PS trimfon edhe në Rrogozhinë, Edison Memolla "rrëzon" Shkëlqim Hoxhën

Edison Memolla i PS-së triumfoi ndaj Shkëlqim Hoxhës, i “Bashkë Fitojmë”

15 Maj 2023, 08:16 Nga m.s
PS trimfon edhe në Rrogozhinë, Edison Memolla "rrëzon"
numerues

Në Rrogozhinë fiton Edison Memolla!

Edison Memolla i PS-së triumfoi ndaj Shkëlqim Hoxhës, i “Bashkë Fitojmë”. Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka marrë 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm 23 vota më pak.

Fillimisht Rrogozhina nisi me pak vonesë procesin e numërimit, por eci me ritme të shpejta të numërimit të kutive të votimit. Brenda një afati shumë të shkurtër kohor u numëruan 10 kuti votimi, e më pas vijoi puna me të tjerat.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll