Aktualitet

Ndërpritet votimi në Himarë, Jorgo Goro i PS-së kryeson ndaj Fredi Belerit

Nga 26 kuti të hapura, nga 36 në total, Goro ka marrë 2954 vota kundrejt Belerit 2606. Diferenca mes tyre është 348 vota.

15 Maj 2023, 07:55 Nga m.s
Ndërpritet votimi në Himarë, Jorgo Goro i PS-së kryeson ndaj
numerimi i votave ne Himare

HIMARË- Kryetari aktual që rikandidon për një mandat të dytë për Bashkinë e Himarës, Jorgo Goro, kryeson me një diferencë të vogël ndaj Fredi Belerit. Ky i fundit ndodhet në qeli, pasi akuzohet për shit blerje votash.

Nga 26 kuti të hapura, nga 36 në total, Goro ka marrë 2954 vota kundrejt Belerit 2606. Diferenca mes tyre është 348 vota.

Aktualisht, procesi i numërimit është ndërprerë përkohësisht, pas kërkesës së komisionerëve të PS, pasi ndjehen të lodhur.

Nga pala kundërshtare, ajo e Fredi Belerit pretendohet se ndërprerja po bëhet e qëllimshme kur kanë mbetur vetëm 3 kuti.

 

jorgo goro zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll