Bota

Vijon procesi i numërimit të votave/ Kilicdaroglu kryeson në Stamboll, Erdogan në Ankara

Sipas të dhënave të Anadolu, kandidati i opozitës kryeson me votat deri tani në Stamboll dhe Izmir, me 61.3% të votave të numëruara. 

14 Maj 2023, 20:59 Nga a.l

 

Vijon procesi i numërimit të votave/ Kilicdaroglu kryeson në
Zgjedhjet në Turqi

 

TURQI- Publikohen rezultatet e para të votave për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi. Sipas të dhënave të Anadolu, kandidati i opozitës kryeson me votat deri tani në Stamboll dhe Izmir, me 61.3% të votave të numëruara. 

Mediat turke raportojnë se, Kilicdaroglu ka 48% në Stamboll, Erdogan 47.11%, Sinan Ogan 4.52% dhe Muharrem Ince 0.39%. Ndërsa në Izmir kryeson sërish kandidati i opozitës Kilicdaroglu me 62% ndërsa Erdogan 33%.

Erdogan kryeson në Ankara me 49% ndërsa Kilicdaroglu me 45%. Beteja për zgjedhjet është më intensive në Stamboll dhe Ankara pasi janë dy nga provincat më të rëndësishme të Turqisë. 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll