Politike

Numërohen 341 kuti votimi nga 941 në total në Tiranë/ Udhëheq Erion Veliaj, Arlind Qori merr 5108 vota kundrejt 4562 të Roland Bejkos

Veliaj udhëheq me 52.97% të votave, konkretisht 54 205 vota në total

15 Maj 2023, 09:03 Nga m.s
Numërohen 341 kuti votimi nga 941 në total në Tiranë/
Erion Veliaj, Belind Këlliçi, Arlind Qori

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, po kryeson ndjeshëm garën në kryeqytet deri në këtë fazë të numërimit të votave.

Veliaj udhëheq me 52.97% të votave, konkretisht 54 205 vota në total. Nga ana tjetër rivali i tij kryesor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë deri më tani 35.92% të votave, 36 749 vota në total.

Pas tij në garë renditet Arlind Qori me 5108 vota, Roland Bejko me 4562 vota, Marko Dajti me 880 vota dhe Lajla Përnaska me 818 vota.

Deri më tani në Bashkinë Tiranë janë numëruar 341 kuti votimi nga 941 në total.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll