Politike

Veliaj njofton fitoren edhe në Rrogozhinë: E morëm me një grusht votash

Veliaj: Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës

15 Maj 2023, 08:57 Nga m.s
Veliaj njofton fitoren edhe në Rrogozhinë: E morëm me një
Erion Veliaj

TIRANE- Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, njofton fitoren edhe në Rrogozhinë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se Edison Memolla do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim qytetarëve të Rrogozhinës, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

Edison Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka marrë 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm 23 vota më pak.

“Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me një grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste", shkruan ai në Facebook. 

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll