Luftime në Sudan, teksa palët zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite
Foto ilustruese Granatime dhe sulme ajrore kanë goditur pjesë të kryeqytetit sudanez, Kartum, duke dhënë pak sinjale se fraksionet...
Koloneli Makarov u vra teksa brigada e tij po zmbrapste sulmet nga trupat ukrainase në jug të vendbanimet Krasne, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një njoftimi.
UKRAINË- Rusia tha se dy komandantë të saj ushtarakë janë vrarë në luftimet afër qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Në një njoftim të rrallë për humbjet në fushëbetejë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 14 maj se komandanti i brigadës së katërt të pushkëve të motorizuara, Vyacheslav Makarov, dhe zëvendëskomandanti i korpusit të ushtrisë për punë ushtarako-politike, Yevgeny Brovko, janë vrarë gjatë luftimeve në lindje të Ukrainës.
Ky njoftim vjen në kohën kur beteja të ashpra po zhvillohen për kontrollin e Bahmutit, qytet që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut. Koloneli Makarov u vra teksa brigada e tij po zmbrapste sulmet nga trupat ukrainase në jug të vendbanimet Krasne, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një njoftimi.
“Dy sulme të armikut janë zmbrapsur”, u tha në deklaratë. “Teksa sulmi i tretë po zmbrapsej, komandanti i brigadës u plagos rëndë dhe vdiq gjatë evakuimit nga fushëbeteja”.
Brovko u vra teksa trupat ruse po zmbrapsnin sulme gjetkë, tha ministria, duke shtuar se ai “vdiq heroikisht, pasi kishte pësuar disa plagë nga copëzat e predhave”. Duke iu referuar grupit të mercenarëve, Wagner, Moska tha se “detashmentet e sulmit” kanë vazhduar të luftojnë për kontrollin e pjesëve perëndimore të Bahmutit, me mbështetjen e forcave ajrore.
“Gjatë ditës së kaluar, armiku ka bërë përpjekje masive për të thyer mbrojtjen e trupave tanë në veri dhe jug të Artemovskit”, tha ministria ruse, duke iu referuar Bahmutit me emrin që përdorin rusët.
“Të gjitha sulmet e forcave të armatosura ukrainase janë zmbrapsur”, pretendoi Moska.
Rusia rrallë ka pranuar humbjet në fushëbetejë. Vitin e kaluar, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se 5.937 trupa ruse ishin vrarë gjatë luftimeve edhe pse analistët ushtarakë kanë thënë se Moska ka tentuar që të fshehë shkallën e humbjeve që po pëson në Ukrainë./REL
Foto ilustruese Granatime dhe sulme ajrore kanë goditur pjesë të kryeqytetit sudanez, Kartum, duke dhënë pak sinjale se fraksionet...
Foto ilustruese Një ciklon i fuqishëm ka goditur brigjet e Bangladeshit dhe Mianmarit, teksa stuhia u intensifikua dhe tani është e bar...
votimi TURQI- Në imazhet e siguruara dy orë para procesit të mbylljes së votimit në Turqi, njerëzit shihen duke pritur në...
Pamje nga vendngjarja TURQI- Një incident ka ndodhur në një nga qendrat e votimit në Turqi, ku copa suvaje kanë rënë...
Bisgin TURQI- Një votues në Turqi, ndryshe nga të tjerë ka zgjedhur të shkojë në qendrën e votimit me kalin e tij, ...
votimi TURQI- Të mbijetuarit nga tërmeti po votojnë kryesisht në qendrat e votimit të improvizuara, pasi shumica e ndër...
raketa Storm Shadow UKRAINË- Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se një avion ukrainas ka goditur me raketa rajonin ukrainas t...
Volodymyr Zelenskyy dhe Frank-Walter Steinmeier GJERMANI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka arritur në Berlin për bisedime kritik...
votuesit TURQI- Në katër orë e para nga fillimi i votimit në qendrat e votimit në Turqi, vëzhguesit raportojnë...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Pak para votimit, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan u pa duke përshëndetur turmën që isht...