Cikloni i fuqishëm godet Bangladeshin dhe Mianmarin
Foto ilustruese Një ciklon i fuqishëm ka goditur brigjet e Bangladeshit dhe Mianmarit, teksa stuhia u intensifikua dhe tani është e bar...
Luftimet në Sudan kanë vrarë qindra persona, 200.000 të tjerë janë larguar nga shteti, ndërkaq 700.000 janë zhvendosur brenda vendit, duke nxitur një krizë humanitare dhe kërcënon të tërheqë në konflikt edhe fuqitë e jashtme duke destabilizuar rajonin.
Granatime dhe sulme ajrore kanë goditur pjesë të kryeqytetit sudanez, Kartum, duke dhënë pak sinjale se fraksionet ushtarake janë të gatshme të ulin armët në konfliktin që ka lënë të vdekur qindra persona, pavarësisht se bisedimet për armëpushim pritet të zhvillohen në Arabinë Saudite më 14 maj.
Kartumi dhe qytetet përreth, Bahri dhe Omdurmani, kanë qenë në epiqendër të konfliktit së bashku me provincën perëndimore të Darfurit, që kur ushtria dhe Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë nisën luftimet një muaj më parë. Sulmet ajrore kanë goditur Bahrin dhe Omdurmanin mëngjesin e së dielës, raporton Reuters. Ndërkaq, televizioni Al Arabiya ka raportuar për luftime të ashpra në qendër të Kartumit.
Luftimet në Sudan kanë vrarë qindra persona, 200.000 të tjerë janë larguar nga shteti, ndërkaq 700.000 janë zhvendosur brenda vendit, duke nxitur një krizë humanitare dhe kërcënon të tërheqë në konflikt edhe fuqitë e jashtme duke destabilizuar rajonin.
Luftimet po zhvillohen mes ushtrisë së udhëhequr nga Abdel Fattah al-Burhan dhe forcave paramilitare të udhëhequra nga Mohamed Hamdan Dagalo. Të dy gjeneralët ndanin pushtetin që nga grusht-shteti i vitit 2021, që pasoi rrëzimin nga pushteti të autokratit Omar al-Bashir më 2019.
Por, dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me transicionin në sundim civil dhe asnjëri nga ta duket se nuk është i gatshëm për koncesione, me ushtrinë që kontrollon fuqinë ajrore dhe me Forcat e Mbështetjes së Shpejtë që kanë prani në qarqet e qyteteve.
Marrëveshjet e armëpushimit janë shkelur vazhdimisht, por Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite janë duke ndërmjetësuar bisedimet në Xhedah që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi afatgjatë. Të enjten, palët u pajtuan për “deklaratën e parimeve” për të mbrojtur civilët dhe për ofruar qasje humanitare, por bisedimet e 14 majit pritet të adresojnë edhe monitorimin dhe mekanizmin që do të zbatojë këtë marrëveshje./REL
Foto ilustruese Një ciklon i fuqishëm ka goditur brigjet e Bangladeshit dhe Mianmarit, teksa stuhia u intensifikua dhe tani është e bar...
votimi TURQI- Në imazhet e siguruara dy orë para procesit të mbylljes së votimit në Turqi, njerëzit shihen duke pritur në...
Pamje nga vendngjarja TURQI- Një incident ka ndodhur në një nga qendrat e votimit në Turqi, ku copa suvaje kanë rënë...
Bisgin TURQI- Një votues në Turqi, ndryshe nga të tjerë ka zgjedhur të shkojë në qendrën e votimit me kalin e tij, ...
votimi TURQI- Të mbijetuarit nga tërmeti po votojnë kryesisht në qendrat e votimit të improvizuara, pasi shumica e ndër...
raketa Storm Shadow UKRAINË- Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se një avion ukrainas ka goditur me raketa rajonin ukrainas t...
Volodymyr Zelenskyy dhe Frank-Walter Steinmeier GJERMANI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka arritur në Berlin për bisedime kritik...
votuesit TURQI- Në katër orë e para nga fillimi i votimit në qendrat e votimit në Turqi, vëzhguesit raportojnë...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Pak para votimit, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan u pa duke përshëndetur turmën që isht...
foto ilustruese BRUKSEL- Me shpresën se ndryshimi i qeverisë në Turqi do të rivendosë sundimin e ligjit, Brukseli po pret me ...