Politike

PS fiton në Tropojë! Socialistët në festë, kërcejnë dhe i bien daulles, mes tyre edhe Rexhë Byberi

Pas numërimit të kutive, socialistët janë mbledhur për të kërcyer ndërsa i bien daulles.

15 Maj 2023, 08:27 Nga A.B
PS fiton në Tropojë! Socialistët në festë,
Festa

TROPOJA- Rexhë Byberi ka arritur të marrë mandatin e dytë në Tropojë. Pas numërimit të kutive, socialistët janë mbledhur për të kërcyer ndërsa i bien daulles.

Festës iu është bashkua edhe Rexhë Byberi i cili mori fitoren me 5126 vota ndërsa rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj mori 4876. Me vetëm 250 vota diferencë ia doli që të marrë mandatin e dytë.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll